Fitorja ndaj Egnatias, Tahiri: Tirana e menaxhoi mirë avantazhin

Fitorja ndaj Egnatias, Tahiri: Tirana e menaxhoi mirë avantazhin

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, ish-futbollisti i Kombëtares, Ermal Tahiri, analizoi fitoren e Tiranës, ndaj Egnatias.

Sipas Tahirit, bardheblutë e menaxhuan shumë mirë avantazhin e golave, por shtoi se volumin e lojës e kishin rrogozhinasit.

Për mendimin tim, Tirana e menaxhoi shumë mirë lojën. E fillojnë kampionatin si favoritë për kampionë. Hasani nuk është lojtar sulmi, por fals. Tirana fitoi ndeshjen, por volumin dhe qarkullimin e lojës e kishte Egnatia. Kjo ishte strategji e Tiranës për mendimin tim. Kishim tre raste në pjesën e parë, që ishin në qendër të Tiranës. E menaxhoi mirë avantazhin.

Pas goditjes së Qefalijas, e mori lojën në dorë përsëri Egnatia. Të goli i dytë i Tiranës, ishte gabim i portierit të Egnatias. Shehi taktikisht bëri shumë mirë, duke ndryshuar skemën. Egnatia nuk ishte e rrezikshme, pavarësisht se u fut ai Bambami. Më bëri përshtypje, lojtari belg, pse nuk luajti nga fillimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy