
Jo vetëm Kylian Mbappe apo Erling Haaland do të vijojnë të jenë kryefjala e merkatos së ekipeve me emër pasi futbolli nuk ka të ndalur në prodhimin e talentëve të cilët shumë shpejt arrijnë të jenë protagonistë .
Një ndër ta është edhe Joao Felix , lojtar që konsiderohet i përkëdheluri i Cholo Simeones.
Pavarësisht se rendimenti i luzitanit nuk e ka ndihmuar edhe aq shumë Atletico Madridin që po kalon periudhë të vështirë në aspektin e funksionimit total , gjigandët e kontinentit të vjetër vijojnë ta kenë pjesë së listës për merkaton .
Julian Nagelsmann beson fuqimisht në aftësitë e 22 vjeçarit dhe synon t’ia vërë në dispozicion një Bayerni të pandalshëm që kërkon përsëri trofeun e Champions Leagues por ‘’ Los Colchoneros ‘’ gjithmonë i kanë qëndruar besnikë elementëve me peshë dhe sidomos në këtë moment kritik duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të evitojnë gabimet që mund ti kushtojnë shtrenjtë .
Në Bavari ka filluar të mendohet seriozisht për transferimin e ishi-t të Benfikës në të magjishmin ‘’ Allianz Arena ‘’ por është e qartë se traineri argjentinas kërkon të shfrytëzojë edhe për shumë kohë potencialin e Joao Felix dhe ta ndihmojë për ti shërbyer në mënyrën më të mirë të mundshme kryeqytetasve .
Edhe klube të tjera nuk e kanë anashkaluar asnjëherë yllin e sulmit i cili ka arritur 24 gola dhe 14 asiste në 101 sfida me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe tashmë është shëndërruar në një idhull për tifozerinë vendase e cila mund të ndihet e privilegjuar sepse skuadra e zemrës drejtohet nga një bishë e trainingut si Diego Simeone.
Një ndër cilësitë më të spikatura të kampionëve në fuqi të La Ligas është fanatizmi ndaj figurave që kanë lënë gjurmë dhe Joao Felix është një talent të cilit i nevojitet shumë mbështetje për të reflektuar maksimalisht vlerat në fushën e lojës .



