
Javët e fundit Real Madridit i është shtuar një problem i madh në lidhje me mbrojtjen . ‘’ Galaktikët ‘’ nuk po gjejnë akordin e përbashkët Raphael Varanen për rinovimin e kontratës më tej 30 qershorit të 2022-shit. Situata e shkaktuar tek kryeqytetasit i jep menjëherë shansin Parisit për të përveshur mëngët për francezin . ‘’ Les Pariziens ‘’ prej kohësh janë duke llogaritur me përpikmëri këtë lëvizje e cila sipas ‘’ As ‘’ mund të marrë përgjigje në verë . Ky interes nënkupton një rritje të dukshme rroge për 27 vjeçarin dhe do ti shkaktonte një tjetër nivel repartit mbrojtës . Kjo formulë me siguri do ti vinte për mbarë Mauricio Pochettinos sepse tiparet e Raphael Varane flasin për një kockë të fortë për tu mposhtur në luftën një kundra një dhe gjithashtu karakterizohet për shpejtësinë e nxënësit të Zinedine Zidane sepse e pozicionon si një alternativë për të cilën Parisi nuk duhet të dorëhiqet .
Frika e Realit për lamtumirën e lojtarit nga Lille shtohet kur mendon se Chelsea me Manchesterin do të mundohen ti prishin punë Parisit për këtë lojtar të kalibrit botëror . Në vija të përgjithshme mund të thuhet se Raphael Varane po zhvillon një sezon të mirë me ‘’ Los Blancos ‘’ të cilët kanë siguruar biletën për gjysëmfinalet në Champions League dhe do të luftojnë në Primera Division deri në javën e fundit por nga ana tjetër milionat e Nasser Al Khelaifit mund ti krijojnë një tjetër perspektivë duke ditur që pak e nga pak Parisi po i shton kreditet për të triumfuar jo vetëm në Francë por edhe në Europë.
Një ndër të preferuarit e Zizou në mbrojtjen kryeqytetase ka kontribuar me 37 takime dhe 2 gola për spanjollët dhe çdo ndeshje ia ngritur dukshëm vlerat .



