Ish-futbollisti i Al-Nassr, humb jetën nga sulmet izraelite në Palestinë

Ish-futbollisti i Al-Nassr, humb jetën nga sulmet izraelite në Palestinë

Prej 9 muajsh tashmë lufta mes Hamas dhe Izraelit ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima në Rripin e Gazës dhe nga sulmet më të fundit të ushtrisë izraelite, nuk ka shpëtuar pa u prekur aspo bota e futbollit, teksa mes viktimave të bombardimeve është edhe një futbollist së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.

Drupal Ad

 

 

 

Njoftimi erdhi përmes kanaleve zyrtare të Federatës Palestineze të Futbollit, njoftoi se Futbollisti 28-vjeçar i Al Jazira, Ahmad Abu Al-Atta së bashku me familjen e tij mbetën të vrarë pas një sulmi ajror të izraelitëve, teksa ndodhej në shtëpinë e tij.

Abu al-Atta ishte futbollisti i tretë i Al-Ahli Gazës që u vra nga bombardimet izraelite në rrjedhën e luftës gjenocidale të vazhdueshme të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori, e cila rezultoi në vrasjen e të paktën 37,551 njerëzve dhe plagosjen e 85,911 të tjerëve.

Ai ka shënuar 8 gola në karrierën e tij 10-vjeçare, gjatë së cilës, ai u zhvendos në mesin e klubeve më të mira në Gaza, duke festuar një sërë titujsh të mëdhenj, duke përfshirë Ligën Premier të Gazës.

Ndërkaq, kujtojmë se më herët në karrierën e tij, sulmuesi 28-vjeçar ka qenë pjesë e Al-Nassr, skuadër në të cilën sot luan një emër si Cristiano Ronaldo.

Palestinian footballer and family killed in Israeli airstrike on their house in Gaza

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy