
Në ndeshjet e javës së 11 të Kampionatiti të Basketbollit për femra, skuadra e “Flamurtarit”, u ndesh me ndjekëset e “Partizanit” . Ndeshja e zhvilluar në Pallatin “Flamurtari” të qytetit të Vlorës, përfundoi me rezultatin 121-83, për ekipin e Flamurtarit.
Vajzat e drejtuara nga trajneri Viron Toska, vijojnë pathyeshmërinë duke udhëhequr renditjen .
Edhe në këtë takim, vlonjatet kaluan kuotën e 100 pikëve, duke vendosur një rekord në basketbollin e femrave. Edhe pas kësaj jave, “Flamurtari” udhëheq renditjen me 22 pikë, ndërkohë që kjo ishte ndeshja e fundit për këtë vit, pasi kampionati do të rifilloj në muajin shkurt.
Sponsor i ekipit “Flamurtari” është kompania MCN.



