Nedim Bajrami ndiqet nga klubet e Bundesligës gjermane

Nedim Bajrami ndiqet nga klubet e Bundesligës gjermane

Nedim Bajrami mund të vazhdojë karrierën e tij në Gjermani, në Bundesligë. Sipas asaj që raporton eksperti i merkatos në Itali, Nicolo Schira fantazisti shqiptar ndiqet nga klube të Bundesligës.

Emrat e klubeve ende nuk janë bërë të ditura, por nuk përjashtohet mundësia që në merkaton e janarit ose atë të verës, futbollisti të ndryshojë ekip.

Ndryshe nga sezoni i kaluar, kur ishte një titullar i padiskutueshëm te Empoli në Serie B, këtë sezon Bajrami po has vështirësi me trajnerin e ri, i cili shpesh e ka aktivizuar nga stoli.

Këtë edicion me Empolin, 22-vjeçari në 11 ndeshje ku është aktivizuar, ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy