
Franca u kualifikua për në çerekfinalen e Europianit, pasi mposhti minimalisht Belgjikën.
Një autogol i Vertonghen në minutën e 85-të, i dha suksesin dhe kalimin më tej “gjelave”.

Ishte një ndeshje spektakolare dhe me raste nga të dyja ekipet, por në fund festa ishte për francezët.
Në çerekfinale, Franca do të përballet me fituesin e çiftit Portugali-Slloveni.



