
Pas përfundimit të periudhës së huazimit të Alvaro Moratas , Juventusi ka në dispozicion vetëm Dusan Vlahovic në majën e sulmit dhe së fundmi ka marrë refuzimin e yllit të Getafes Enes Unal.
25 vjeçari ka rezultuar një lojtar determinant tek bardhekaltërit dhe fakteqësisht tentativa e Massimiliano Allegrit ka shkuar dëm sepse spanjollët kurrsesi s’do të heqin dorë nga turku.
Për ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ 30 milionë eurot që kërkojnë madrilenët konsiderohen një shifër e kripur por duhet patur parasysh se prej disa kohësh edhe Atletico Madridi po i mëshon fort kësaj piste sepse Enes Unal ka fituar shumë pikë për një të ardhme ndryshe , me synimin e përfaqësimit të një ekipi të famshëm .
Çdo dështim i bardhezinjve në merkato është një minus shumë i madh sepse kjo periudhë mbetet shumë përcaktuese për çdo skuadër pasi sezoni është i gjatë dhe rifreskimi me lojtarë cilësorë është i domosdoshëm .
Torinezët gjithsesi mbeten një rival që meriton respekt dhe duhen patur kujdes sepse mund të befasojnë atëherë kur nuk e pret por në futboll ekzistojnë situata të tilla të cilat e rrisin vigjilencën në funksion të së ardhmes.
Sezoni i kaluar me Getafen reflektoi vlerat e Enes Unal në ofensivë, i cili kontriboi me 16 gola në 37 sfida por ndoshta do të preferojë një tjetër destinacion për të ardhmen , fakt që për spanjollët konsiderohet një fuqizim në aspektin ekonomik për ndërtimin e një ekip që aspiron për më lart në sezonin vijues.



