Real Madridi, zgjedh zëvëndësuesin e Dani Carvajal

Real Madridi, zgjedh zëvëndësuesin e Dani Carvajal

Duke qenë se Dani Carvajal është drejt fundit të karrierës, tek Real Madridi ka filluar të punohet për ti gjetur një zëvëndësues.

Spanjolli ka lënë gjurmë tek ‘’ Galaktikët ‘’ me të cilet ka fituar çdo titull ndër vite por sigurisht çdo fillim e ka edhe një fund dhe besohet se ai i anësorit po vjen.

Disa alternativa po shqyrtohen, ndër të cilat spikat Alexander-Arnold, kontrata e të cilit me Liverpoolin skadon në 2025-sën.

Sipas gazetarit Christian Falk bisedimet kanë filluar tashmë, për një lojtar i cili konsiderohet një ndër më të mirët e ‘’ The Redsave ‘’.

Anglezët do të tentojnë qëndrimin e 25 vjeçarit në ‘’ Anfield Road ‘’ por interesi i një klubi si ‘’ Los Merengues ‘’ është një tundim për çdo lojtar.

 

Drupal Ad

 

 

 

Në çdo merkato Florentino Perez ka dhënë maksimumin për të bërë pjesë të Real Madridit elementët më cilësorë në qarkullim dhe nëse Alexander- Arnold do ti bashkohet këtij ekipi, duke iu referuar ecurisë në vitet e fundit, e ka pothuajse të sigurtë fitimin e titujve kolektivë dhe pse jo individualë.

Mbrojtësi i ka qëndruar besnik Liverpoolit që nga momenti i nisjes së eksperiencës si profesionist, ekip me të cilin ka zhvilluar tetë sezone të shoqëruara me 19 gola dhe 82 asiste në 310 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy