Donnarumma, objektiv i Manchester City-t

Donnarumma, objektiv i Manchester City-t

Prej shumë vitesh tashmë Gianluigi Donnarumma vijon të konsiderohet një ndër portierët më të mirë në botë.

I padiskutueshëm tek Paris St Germain dhe kombëtarja ‘’ Azurre ‘’, pa dyshim është në këtë merkato është vënë në shënjestrën e klubeve me emër. Manchester City i Pep Guardiolas ka nisur tratativat për ta transferuar në ‘’ Etihad Stadium ‘’, ekip që do të rivalizojë me ekipe në Arabinë Saudite.

Sipas ‘ Calciomercatos ‘, ishi i Milanit është prioritet për të famshmin ‘’ Pep ‘’, një trainer i cili i ka shëndërruar ‘’ Qytetarët ‘’ në një ekip elite, si në Angli ashtu edhe në kontinentin e vjetër.

 

Drupal Ad

 

 

 

Me vetëm 25 vite mbi supe gardiani i tre shtyllave ka provuar në shumë raste shijen e suksesit, si me Milanin ashtu edhe me ‘’ Les Pariziens ‘’, pa harruar as katër herë kampionët e botës.

Natyrisht që për anglezët do të jetë e vështirë ti bindin drejtuesit e kryeqytetave, të cilët janë koshientë se mund të përforcojnë një rival të mundshëm në Champions League në të ardhmen.

Flitet se Ederson mund ti vërë pikën eksperiencës me fituesit në fuqi të Premier Leagues dhe patjetër që zëvëndësuesi i tij duhet të jetë në të njëjtin nivel.

Duke qenë se Manchester City është një skuadër pretendente për fitimin e çdo trofeu gjatë sezoneve, ky fakt e rrit përgjegjësinë tek drejtuesit në lidhje me blerjet gjatë kësaj periudhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy