Ahmataj: Tirana luajti ashtu siç e kishim përgatitur ndeshjen ndaj Skënderbeut

Ahmataj: Tirana luajti ashtu siç e kishim përgatitur ndeshjen ndaj Skënderbeut

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku skuadra e tij barazoi 1-1 ndaj Skënderbeut.

Ahmataj deklaroi se ekipi i tij, tregoi në fushë, atë që kishin përgatitur në stërvitje pas minutës së 25-të.

Në shumë momente të lojës, bëmë atë që kishim punuar. E kishim shumë të thjeshtë për ta zgjidhur ndeshjen. I shpërdoruam rastet. Një skuadër në shtëpi bën maksimumin dhe provon me rastet e veta.

Atë që pamë pas 25 minutave të para, atë kishim përgatitur. Në minutat e para, isha pak më nervoz. Skuadra u kthye atje ku duhej. Për minuta të tëra ishim në lojë, deri sa shënuam edhe gol. Vazhduam edhe pjesën e dytë, më pas mungesat që kemi dhe lojtarët e rinj, bënë që të vihemi pak në vështirësi. Kemi shumë rrugë për të bërë.  

Vazhdimësia do të tregojë ecurinë e skuadrave. 8 pikë janë shumë, por edhe pak. Duhet të rrisim lojën, sepse cilësinë e kemi, po ashtu edhe lojtarët i kemi. Po aktivizojmë edhe lojtarët e rinj, që po fitojnë eksperiencë dhe forcën për nivele të arta. Sot ishim me shumë mungesa. Jam shumë i kënaqur me atë që tregoi skuadra. Situata te Tirana është shumë e qetë. Çdo trajner ka gjërat e veta. Mua më shqetëson kur loja nuk është ashtu siç e përgatisim. E kishim përgatitur ndeshjen, ashtu siç u shfaqëm në fushë për shumicën e kohës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy