Kalvin Phillips vishet bardhekaltër

Kalvin Phillips vishet bardhekaltër

  Drejtuesit e Manchester City-t po veprojnë shpejt në merkato .

Bardhekaltërit kanë arritur një tjetër akord pas atij me Erling Haaland duke transferuar në ‘ Etihad Stadium ‘ Kalvin Phillips.

Fituesit në fuqi të Premier Leagues mposhtën Chelsean  dhe Manchester United , për një ndër lojtarët më të mirë të këtij kampionati .

Në lidhje me këtë hap të suksesshëm , anglezi është shpehur shumë i lumtur duke deklaruar :

“  Manchester City është ekipi më i mirë në Angli dhe jam i privilegjuar për veshjen e kësaj fanelle . Eshtë një ambjent i mrekullueshëm nga i cili kam mbetur i impresionuar dhe kam fatin e të qënit nën urdhërat e Pep Guardiolas .  Mezi po pres që gjithçka të fillojë  “ , theksoi 26 vjeçari.

Këto dy suksese sigurisht i kanë hapur rrugë të tjerave pasi merkatoja është një periudhë shumë e rëndësishme dhe Manchester City si në çdo sezon do të luftojë për të fituar çdo trofe, me kryefjalë atë të Champions Leagues.  

Gjatë viteve të fundit sheikët e anglezëve kanë investuar fuqishëm , rreth 1 miliard euro për të krijuar ekipin e ëndërrave me qëllimin e arritjes së objektivit të viteve me rradhë por asnjëherë nuk e humbasin shpresën dhe vijojnë shikojnë vet5ëm përpara  duke shpresuar se një ditë do të buzëqeshin në këtë aspekt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy