Etrit Berisha: Duhet të bëjmë lojën tonë ndaj Moldavisë

Etrit Berisha: Duhet të bëjmë lojën tonë ndaj Moldavisë

Etrit Berisha, foli për mediat, në prag të ndeshjes me Moldavinë.

Portieri i Kombëtares, deklaroi se është e rëndësishme që Shqipëria të mos humbasë në këtë takim, ndërsa shtoi se ekipi duhet të bëjë lojën e tij.

Ne sigurisht tani kemi një moment delikat, jemi të fokusuar për këtë ndeshje. Forma ime ka qenë një ndër arsyet pse shkova tek Empoli se doja të isha i gatshëm dhe kjo është duke ndodhur fatmirësisht, dhe për gjëra të tjera duhet t’ia lemë trajnerit.

Jam fokusuar në këtë ndeshje, jemi entuziastë dhe s’duhet ta humbasim se është e vështirë për tu krijuar duhet të shkojmë me gjithë respektin, por duhet të bëjmë lojën tonë. Është një sfidë e re, çdo lojë ka vështirësi dhe situatë të ndryshme, ne e dimë kualitetin e tyre dhe tonat, duhet të hyjmë sa më shumë të motivuar dhe të kryejmë punë sa më parë të jetë e mundur. Nuk ka eufori, por entuziazëm dhe këtë duhet ta mbajmë se është e vështirë po ta humbim, kemi derdhur djersë e mund për të arritur deri këtu.

Duhet të menaxhojmë sa më mirë situatën dhe nëse kemi mundësi të kualifikohemi duhet të bëjmë edhe më mirë se sa kemi bërë herë tjetër. Tani nuk jam në pozitën e Moldavisë por mundohem ta kuptoj dhe të kenë një lojë dhe skuadër siç jemi ne dhe është mjaft e vështirë. I kemi vënë në vështirësi kundërshtarët dhe do mundohemi ta bëjmë, në letër është disi më e lehtë për ne, por ata do të futen për fitore dhe nuk kanë asgjë për të humbur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy