Fitoi titullin kampion në Francë, mbrojtësit i bëjnë pritë me armë

Fitoi titullin kampion në Francë, mbrojtësit i bëjnë pritë me armë

Mbrojtësi i Lille, Reinildo Mandava ka përjetuar momente tmerri ditën e djeshme, teksa ra në pritën e disa personave të panjohur. Lojtari po qëndron me pushime në Mozambik, ndërsa mbrëmë është sulmuar në një provincë në vendin e tij, të quajtur Zambezia.

Disa persona ende të paidentifikuar, i kishin bërë pritë 26-vjeçarit dhe në momentin që ai u afrua aty, nisën të gjuajnë me armë në drejtim të tij. Për fatin e mirë, asnjë nga plumbat nuk e kapi futbollistin. Dëmet ishin vetëm materiale, ndërsa Reinildo ia doli të largohej me shpejtësi, duke shkuar në rajonin e policisë më të afërt që gjeti.

Pas kësaj, ai ishte më i sigurt, ndërkohë që policia nisi menjëherë punën për zbulimin e autorëve. Gjithçka është konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit e Mozambikut, që njoftoi gjithashtu se lojtari ishte nisur për në një festë familjare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy