
Leo Messi e mbylli me PSG-në, pjesë e të cilëve ishte prej dy sezonesh dhe tani po përgatitet për një aventurë të re.
Prej kohësh përflitet për një rikthim të mundshëm të argjentinasit te Barcelona, apo për një transferim në Arabinë Saudite.
Megjithatë duket se asnjë nga këto dy alternativa nuk do të realizohet. Sipas raportimeve të fundit, Messi do të vazhdojë karrierën në MLS amerikane.
35-vjeçari kampion bote, ka zgjedhur të transferohet te Inter Miami. Thuhet se marrëveshja mes palëve është arritur, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.



