Ardian Bardhi: Shkëmbi nuk largohet nga Dinamo edhe nëse biem nga Kategoria

Ardian Bardhi: Shkëmbi nuk largohet nga Dinamo edhe nëse biem nga Kategoria

Dinamo pësoi një disfatë të rëndë në kampionat, teksa u mposht në derbi 4-0 nga Tirana. Pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi i presidentit të Dinamos, Ardian Bardhi. Ky i fundit në faqen e klubit, shprehet se trajneri Bledi Shkëmbi nuk do të largohet, duke thënë se do të jetë si Ferguson te Dinamo. Më tej ai tha se lojtarët duhet të jenë më burra në fushë dhe shtoi se do i bindë të kërkojnë falje ndaj tifozëve.

"Jam shumë i mërzitur për atë ndeshje, nuk jam i mërzitur për humbjet sepse ato ndodhin por jam i mërzitur për mënyrën si erdhi. Ishte paraqitje e dobët dhe dua t’u kërkoj ndjesë tifozëve për atë zhgënjim, edhe atyre tifozëve të padukshëm që nuk e kanë ndjekur skuadrën në stadium. Dua dhe do ta bëj edhe stafin teknik, stafin drejtues e lojtarët që t’i kërkojnë falje tifozëve sepse nuk e meritojnë atë zhgënjim. Është një humbje që nuk i shkon për shtat fanellës së Dinamos. Trajneri Shkëmbi nuk rrezikon aspak, kemi nisur një projekt dhe ai do jetë si një Ferguson te Dinamo.

Nuk do largohet edhe sikur të biem nga kategoria. Do të vazhdojmë punën, do të analizojmë gjithçka dhe do të marrim masa që humbje si kjo me Tiranën të mos përsëriten. Duhet të nxjerrim shkaqet dhe secili të marrë përgjegjësitë. Skuadra ka dy ditë pushim dhe pastaj do të bisedojmë për gjithçka. Dua të jemi të bashkuar për të arritur aty ku duhet. Dua që lojtarët të jenë më burra në fushë dhe të japin më shumë në fushë për fanellën e Dinamos. Dinamo duhet të shfaqet si skuadër dinjitoze në fushë dhe humbje si kjo me Tiranën janë të papranueshme”, u shpreh Bardhi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy