Propozimi në fushë, futbollisti surprizon të dashurën e tij (Video)

Propozimi në fushë, futbollisti surprizon të dashurën e tij (Video)

Futbollisti i Minnesota United, Hassani Dotson në MLS, i ka bërë një surprizë shumë të bukur partneres së tij. Pas ndeshjes me San Jose, e cila u mbyll në barazim 2-2, Dotson shkoi në anësore të fushës, aty ku ndodhej e dashura e tij dhe e ftoi atë në fushë.

Pasi u fut në fushë, 23-vjeçari u ul në gjunjë dhe nxori unazën, duke e propozuar për martesë të dashurën. Ky moment mori vëmendjen e të gjithëve, teksa edhe tifozët që ndodheshin në stadium, nisën brohorimat dhe duartrokitjet.

Pas surprizës dhe ashtu në gjunjë, lojtari pasi propozoi partneren e tij, po priste përgjigjen e cila ishte një “po”. Teksa u vendos unaza, çifti shkëmbyen një puthje në fushë dhe u larguan nga stadiumi më të lumtur se kurrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy