
Huazimi tek Fulhami në sezonin e shkuar i Samu Chukwezes i ka bindur drejtuesit e Milanit se duhet të veprojnë me të njëjtën mënyrë edhe referuar vijuesit.
Flitet se nigeriani mund të rikthehet në La Liga, kampionat të cilin e njeh shumë mirë.
Në verën e 2023-shit afrikani mbërriti në ‘’ San Siro ‘’ për afro 28 milionë euro por fatkeqësisht nuk i ka përmbushur pritshmëritë.
Rendimenti tek Villareali në të shkuarën vijon ti sigurojë pretendentë në La Liga i cili pati një eksperiencë tejet produktive me 207 ndeshje zyrtare, 37 gola dhe 29 asiste dhe sigurisht fitimin e Europa Leagues në 2021-shin.
Disa klube po e konsiderojnë rikthimin e 27 vjeçarit, i rrezikshëm në metrat e fundit, befasues atëherë kur nuk e pret.
Krerët e ‘’ Djallit ‘’ po e mendojnë seriozisht shitjen e golashënuesit i cili mund të përfundojë duke luajtur përsëri në Spanjë.



