Dede: Tirana duhet të mendojë vetëm për Europën, janë në rrugën e duhur

Dede: Tirana duhet të mendojë vetëm për Europën, janë në rrugën e duhur

Trajneri Nevil Dede, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se Tirana në këtë moment duhet të mendojë vetëm për Europën.

Sipas Dedes, me ruajtjen e grupit dhe lëvizjeve të kujdesshme në merkato, bardheblutë tregojnë se janë në rrugën e duhur.

Ne duhet të mendojmë se çfarë do Tirana për momentin. Kam parë që ata me kujdes po marrin lojtarë në merkato. Janë larguar 2-3 lojtarë të rëndësishëm. Me këtë kujdes në merkato, pika e parë e tyre, është aty. Duan të dublojnë pozicionet. Duhet të ngulim këmbë që e para për Tiranën është suksesi në Europë. Pas kësaj, gjithçka bëhet më e lehtë.

Suksesi në Europë, i garanton një vlerë më të madhe të kartonit për lojtarët që shiten. Pas kësaj, investojnë më shumë në merkato. Skënderbeu kishte financa shumë të forta, për shkak të futjes në Europa League dhe kjo nuk u bë që në vitin e parë.

Në krahasim me Skënderbeun, nëse Tirana tashmë bën sukses në Europë, ka benefite dy herë më shumë. Për mua Tirana është në rrugën e duhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy