
Emri i Lautaro Martinez është shëndërruar në kryefjalën e merkatos për disa klube të njohura . Pas Barcelonës , Real Madridi dhe Atletico Madridi do të zhvillojnë një tjetër derbi për argjentinasin . Kriza ekonomike vijon ti penalizojë katalanasit në lidhje me këtë operacion dhe ia kanë lënë stafetën ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe ‘’ Galaktikëve ‘’ për të treguar dhëmbët në lidhje me 23 vjeçarin . Vlerat i ishit të Racing Club janë rritur shumë sidomos pas fitimit të Scudettos nga Interi . Tentativat e shumta të italianëve për ti rinovuar kontratën nuk kanë patur një fund të lumtur dhe ky aspekt e shtyn golashënuesin për të kërkuar fatin diku tjetër . Fillimet e kësaj historie tashmë kanë marrë një peshë specifike sepse gjatë kësaj jave agjenti i tij Alejandro Camano është mbledhur me drejtuesit e Real Madridit dhe Atleticos për të diskutuar mbi pozicionin e tyre.
Ngërci ekonomik e detyron Interin ti hedhë grepat tek shitja e lojtarëve cilësorë për anashkalimin e problemeve të ardhshme . Por variantet kryesore për ‘’ Galaktikët ‘’ vijojnë të mbeten Haaland dhe Kylian Mbappe por vlera e lartë e tyre aktualisht është e papërballueshme nga klubet e njohura. Në rastin e ‘’ Los Colchoneros ‘’ mbërritja e mundshme e sulmuesit nga Bahia Blanca në ‘’ Wanda Metropolitano varet automatikisht nga qëndrimi ose jo i Luis Suarez e ardhmja e të cilit konsiderohet skeptike.
Historia e Atleticos dhe Real Madridit në lidhje me sezonin aktual ka rezultuar krejtësisht e ndryshme sepse ‘’ Los Blancos ‘’ kanë mbetur me duar bosh ndërsa argjentinasi Cholo Simeone ka thyer çdo parashikim duke fituar La Ligan , eksperiencë që ka shënuar një risi në Spanjë . Me këtë arritje forcat do të maten në merkaton verore sepse shkëlqimi i zbehur i Real Madridit i ka hapur dritën jeshile dominimit të kundërshtarëve historikë.
Aktualisht sipas Transfermarkt kartoni i tij kushton 70 milionë euro dhe duke analizuar situatën e Interit , fokusi do të jetë tek gjigandët spanjollë të cilët duan ta kenë me çdo kusht pjesë të projektit të tyre.



