Barcelona insiston për qëndrimin e Sergi Robertos

Barcelona insiston për qëndrimin e Sergi Robertos

Afrimi me përfundimin e kontratës e ka bërë Barcelonën të përshpejtojë aksionet për qëndrimin e Sergi Robertos edhe më gjatë në ‘’ Camp Nou ‘’.

Anësori është një lojtar kyç për Xavi Hernandezin dhe Joan Laporta vijon negociatat për ta mbyllur sa më shpejt këtë çështje , sipas të famshmes ‘ Marca ‘.

Javët pasardhëse konsiderohen një finale në lidhje me Sergi Roberto-n , një kontribues i vyer në krahun e djathtë të mbrojtjes , tek një Barcelonë e cila është në rrugën drejt suksesit dhe për të arritur majat duhet fillimisht të sigurojë qëndrimin e peshave të rënda e më pas të jetë aktive në merkaton e janarit , me synimin e përsëritjes së asaj të dimrit që prodhoi shumë benefite për katalanasit. 

30 vjeçari e ka potencialin për të vijuar progresin në krahun e djathtë të mbrojtjes , repart i cili në përgjithësi është konsideruar shumë difektoz për spanjollët  por me Xavi Hernandezin shumë gjëra janë përmirësuar dhe pritet që sakrificat të shëndërrohen në suksese. 

Pas një interesi të Manchester City-t, momentalisht për Sergi Roberton nuk ekziston asnjë ofertë konkrete, fakt që i jep më shumë kurajo Barcelonës për ta finalizuar këtë histori dhe ti sigurojë një element cilësor Xavi Hernandezit i cili po tenton të përsërisë eksperiencën si lojtar , gjatë të cilës fitoi gjithçka madje duke i tejkaluar pritshmëritë edhe me kombëtaren e ‘’ La Furia Rojas ‘’ me fitimin e dy Europianëve dhe Botërorit të Afrikës së Jugut .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy