Trajneri Tetova: Asnjë nuk besonte tek Egnatia. Bashkëpunimi, faktor i rëndësishëm për ecurinë

Trajneri Tetova: Asnjë nuk besonte tek Egnatia. Bashkëpunimi, faktor i rëndësishëm për ecurinë

Egnatia ishte një nga surprizat e bukura të këtij kampionati në Superiore, me rrogozhinasit që arritën kualifikimin për në eliminatoret e Europës.

Në lidhje me këtë arritje historike, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli trajneri i Egnatias, Edlir Tetova. Ky i fundit deklaroi se në fillim askush përveç klubit, nuk besonte tek Egnatia.

Sipas tij, bashkëpunimi, ishte një faktor i rëndësishëm për arritjen e objektivave nga skuadra, që do të luaje edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Nisi një rrugëtim, ku asnjë nuk e besonte se Egnatia do të ishte garuese e fortë. Fal punës së palodhshme te ekipit, çdo gjë ishte si një ëndërr për të gjithë për këtë arritje historike, siç është Europa.

Ne garonim me skuadrat më të forta të kampionatit, siç ishin Tirana, Partizani, Vllaznia, Laçi apo edhe Teuta. Investimet dihen nga presidenti. Bashkëpunimi në ekip ka qenë shumë i mirë, në raportin, ekip, trajner, president dhe drejtor klubi. Kjo ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm për ecurinë, që na kualifikoi për në Europë.

Oshilacione gjatë kampionatit ka pasur, por frikë nuk ka pasur. Besimi ka qenë shumë i madh. Kemi punuar mirë dhe kemi bërë lojëra të mira, por ndonjëherë rezultati nuk ka qenë ai që pritej.

Katër humbje me Tiranën? Nuk di si ta them. Ndoshta një ngërç. Nuk di ta them saktë pse kemi humbur. Ne kemi shënuar, kemi prodhuar, por rezultati ka qenë kundër dhe ai ka rëndësi në fund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy