Barcelona kërkon largimin e Umtiti

Barcelona kërkon largimin e Umtiti

Duket se eksperiencës së Samuel Umtitit me Barcelonën pak e nga pak po i vjen fundi.  Rikthimi i Xavi Hernandez në ‘’ Camp Nou ‘’ , këtë herë për të marrë në dorë fatet e pankinës  do të shoqërohet patjetër me disa ndryshime të mëdha për ti ripozicionuar ‘’ Los Cules ‘’ në vendin e merituar . 

Rendimenti i francezit ka lënë një impakt të hidhur në sytë e ish mesfushorit të mirënjohur dhe duke e njohur mentalitetin e tij bashkangjitur këtu dashurinë e pakufijshme për klubin e zemrës , sigurisht që situata të tilla konsiderohen të pafalshme. 

Arsyeja e këtij niveli  të  28 vjeçarit janë dëmtimet e pësuara të cilat e kanë bërë që të mos e justifikojë pagën prej 12 milionë eurosh që përfiton në sezon , shifër e kripur për këtë Barcelonë që po shkon me hapa  të ngadaltë por të sigurtë drejt ringritjes së ëndërruar .  

Ajo që i mbetet kuq e bluve në këtë rast është largimi i Samuel Umtitit për të mos i vështiruësuar gjërat , sidomos në prapavijë  , repart për të cilin spanjollët po mundohen ndër vite që të gjejnë zgjidhjet më të mira për ta forcuar sa më shumë gjatë merkatove . 

Plani i drejtuesve të Barcelonës  e forcon largimin e ishi-t të Lyonit nga Katalunja  i cili  sipas të përditshmes ‘ Sport  ‘ e përfundon kontratën në 30 qershorin e 2023- shit por performanca e deritanishme thekson një lamtumirë të parakohshme të kamerunasit  .

Dëshira e pareshtur  për të qenë përsëri protagonistë në çdo kompeticion  e ka ndihmuar Joan Laportën për ti hapur sytë dhe  të justifikojë rizgjedhjen e tij në krye të një klubi i cili arriti bëjë ligjin në të kaluarën  dhe në tashmen do ti duhet të kalojë shumë pengesa për të shtuar trofetë në vitrinën e  mbushur me të tillë në një të ardhme të afërt .

Deri në këtë stad të sezonit i cili konsiderohet gjysma e rrugës , Samuel Umtiti  ka shpalosur një rendiment shumë të vakët të kanalizuar në 16 ndeshje të cilat kanë rezultuar për tu harruar .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy