U mbyll në barazim pa gola sfida mes Erzenit dhe Teutës, e vlefshme për javën e 17-të në Superiore.
Pavarësisht rasteve të shumta, skuadrat nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë, për të marrë fitoren.
Teuta kishte mundësinë më të mirë në pjesën e parë, por Karabeci gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë barazim, Teuta mbetet në fund me 16 pikë, ndërsa Erzeni në vendin e tetë me 18 pikë.



