
Pas rinovimit me brazilianin Neymar Paris St Germain i ka ndezur motorrët për të siguruar qëndrimin e Kylian Mbappes në ‘’ Parque De Prince ‘’ . Presidenti Nasser Al Khelaifi po përpiqet me çdo mjet për të mos e prishur atmosferën e ‘’ Les Pariziens ‘’ . Duke parë perspektivën e rritjes së kryeqytetasve me kalimin e kohës është bërë e domosdoshme hyrja në merkato. Eleminimi nga Champions League mposhtja nga Lilla në kampionat i ka bërë kuq e blutë të reflektojnë dhe të tentojnë afrimin e lojtarëve të duhur për projektin e Mauricio Pochettinos. Sipas disa burimeve në Francë Paris St Germain kërkon me ngulm transferimin e Eduardo Camavinga sepse vlerat e treguara me modestët e Rennes janë një biletë drejt suksesit dhe një ndër objektivat madhorë të ‘’ Les Pariziens ‘’ është fitimi i Uefa Champions Leagues.
Kontrata drejt përfundimit me Rennes i jep shansin për të qënë në orbitën jo vetëm të Paris St Germain por edhe të Bayern Munchen dhe Real Madridit . Mauricio Pochettino i ka bërë mirë llogaritë se ku mund ta pozicionojë mesfushorin e lindur në Angola . Danilo Pereira dhe Gueye nuk kanë shfaqur atë që priste argjentinasi dhe këtë situatë kërkon ta përmirësojë me Eduardo Camavingan që mbart karakteristikat e dëshiruara nga ishi i Tottenham Hospurit . Pavarësisht moshës vlera e kartonit të 18 vjeçarit varion nga 50-60 milionë euro , shumë që nuk krijon shumë probleme për ekipet në fjalë por duhet parë se si do të vijojnë negociatat.
Kësaj piste nuk i shpëton as Raphael Varane . Francezi nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me Real Madridin për rinovimin e kontratës dhe është në fije të perit për tu larguar nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. ‘’ Galaktikët ‘’ kërkojnë shumën e duhur për të bërë efektiv kalimin e Kylian Mbappe dhe shitja e Raphael Varane do ti ndihmonte spanjollët për të plotësuar ëndërrën disa vjeçare të firmosjes me të ashtuquajturin ‘’ Donatello ‘’.
Një përzgjedhje e tillë konsiderohet si llogjike nga ish kampioni i Ligue 1 sepse ka një lloj parandjesie se mund ta humbasë fenomenin francez në merkato .



