Dembele afër Premier Leagues

Dembele afër Premier Leagues

    Sezoni i luhatur i Barcelonës , sidomos në Europë, pas eleminimeve nga Champions League dhe Europa League pritet të shkaktojë një revolucion gjatë merkatos së verës.

Xavi Hernandez qartësisht nuk ka mbetur i kënaqur me rendimentin e disa lojtarëve dhe pas Ansu Fatit, duket se edhe Ousmane Dembele do të vijojë të njëjtën rrugë.

Francezi si gjithmonë vijon të penalizohet nga dëmtimet e njëpasnjëshme dhe kjo situatë i ka ardhur në majë të hundës drejtuesve , pavarësisht cilësive të shkëlqyera të sulmuesit.

Në Premier League do të zhvillohet një sfidë e ashpër ndërmjet Newcastles , Chelseas dhe Manchester United për 25 vjeçarin , kontrata e të cilit me ‘’ Blaugranët ‘’ përfundon në  qershorin e 2024-tës.

Duhet evidentuar se presioni tek kuq e blutë është shumë i madh pasi konsiderohen një ekip shumë kompetitiv, i cili lufton për fitimin e trofeve në çdo sezon dhe nëse nuk je në lartësinë e duhur , vështirësohet ndjeshëm e ardhmja në ‘’ Camp Nou ‘’.

Për Barcelonën merkatoja e verës do të jetë shumë e rëndësishme me qëllimin e përfitimit nga largimi i Ousmane Dembeles dhe duke iu referuar pretendetëve , arrihet në konkluzionin se kryesuesit aktualë të La Ligas do ta arrijnë objektivin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy