
Huazimi i Mason Greenwood tek Getafe, e ka shëndërruar në një protagonist në këtë merkato verore.
Anglezi avancuar në karrierë, duke e lënë pas eksperiencën jo të mirë tek Manchester United në të kaluarën.
Shumë shpejt disa klube kanë nisur tratativat për ta larguar nga madrilenët, i cili e ka bërë krenar trainerin Jose Bordalas, me 8 gola dhe 6 asiste në 33 sfida, lojtar që ka shfaqur një rendiment impresionues.
Kartoni i mesfushorit është në pronësi të ‘’ The Red Devilsave ‘’, drejtuesit e të cilëve kanë shprehur se janë të gatshëm ta shesin dhe sipas ‘ Daily Mail ‘, Lazio është një ndër pretendentët.

Drejtuesit e kryeqytetasve kanë nisur kontaktet me ato të 20 herë kampionëve të Premier Leagues, për të cilin presidenti Claudio Lotito thuhet se do të ofrojë 30 milionë euro.
Megjithatë, parashikohet një garë e ashpër sepse pjesë e listës janë edhe Barcelona, Atletico Madridi, Borussia Dortmundi, Napoli, Juventusi dhe Fenerbahche e Jose Mourinhos.
Kontrata e ishi-t 22 vjeçarit me Manchester United përfundon në 2025-sën dhe vlera e kartonit të Mason Greenwood është rritur ndjeshëm, i cili e ka rigjetur vetveten tek ‘’ Los Azulones ‘’.
Ashtu siç e ka treguar edhe koha, në futboll situatat mund të ndryshojnë shumë shpejt dhe duhet theksuar se britaniku po shijon një rini të dytë tek një ekip mesatar në La Liga.



