
Tek Atletico Madridi vijon puna me shumë përkushtim për tu përforcuar në çdo aspekt.
Diego Simeone shquhet si një trainer kokëfortë dhe detajist, elementë me anë të cilëve ka arritur shumë në karrierë.
Argjentinasi është një ndër më jetëgjatët në stolin e një klubi i cili i ka kërkuar Enrique Cerezos medoemos transferimin e Artem Dovbyk në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Ukrahinasi ka bërë mirë në radhët e Romës, me të cilën ka zhvilluar dy sezone.
Për 28 vjeçarin presidenti i ‘’ Los Rojiblancos ‘’ ka ofruar 20 milionë euro, shifër që nuk i përmbush pritshmëritë e kryeqytetasve.
Në fakt golashënuesi ka patur një sezon me shumë ulje-ngritje tek ‘’ Verdhekuqtë ‘’ dhe statistikat e dëshmojnë këtë fakt, konkretisht 3 gola në 18 sfida.
Rikthimi në Primera Division është i mundshëm, sidomos kur bëhet fjalë për një ekip elite, në Spanjë dhe sigurisht kompeticionet europiane.
Parashikohet që në vijimësi negociatat ndërmjet palëve të intensifikohen duke qenë se vlerat e Artem Dovbyk nuk mund të vihen në diskutim.
Madrilenët nuk do ta kenë të lehtë sepse pritet që lista e pretendentëve për ishi-n e Dnipros të zgjerohet por gjithsesi duhet shtuar se Primera Division mbetet një destinacion i preferuar nga çdo lojtar.



