Pesë herë lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, ka marrë një ndër kartonët e kuq më të shpejtë në histori të futbollit.
Kjo i kishte ndodhur argjentinasit në ndeshjen Argjentinë – Hungari në vitin 2005, ku Leo kishte hyrë në lojë në pjesën e dytë.
Pas vetëm 40 sekondave qëndrimi në fushë, gjatë një dueli me kundërshtarin, Messi mori kartonin e kuq, të parin dhe të vetmin deri më tani në karrierë.



