Sfida me Kukësin, Brdaric: Longo i ndryshon shpesh mendimet, nuk jam Zoti

Sfida me Kukësin, Brdaric: Longo i ndryshon shpesh mendimet, nuk jam Zoti

Trajneri i Vllaznisë, ka dalë para mediave, duke folur në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Kukësit. Tekniku i shkodranëve ka thënë se skuadra e tij duhet të jetë shumë e përgatitur, duke thënë se duhet të tregojnë kujdes në mbrojtje. Trajneri i Kukësit tha se Tirana me Partizanin janë dy ekipet më të mira në Shqipëri dhe për këtë Brdaric u shpreh se tekniku i verilindorëve i ndërron shpesh mendimet.

 “Ne duhet të jemi shumë të përgatitur për të pritur Kukësin në stadiumin tonë. Skuadra duket me shumë vetëbesim dhe e gatshme për të bërë një punë me përqendrim nesër. Qoftë ne, qoftë Kukësi jemi skuadër që duam të luajmë futboll. Nesër të përqendrohemi në mbrojtje që t’i tregojmë se nuk jemi të lehtë për t’u mundur.

Partizani dhe Tirana më të mirë tha trajneri i Kukësit? Ai i ndryshon shpesh mendimet e veta. Për mua vendimtare është që të fitojmë nesër, pastaj secili mund të thotë çfarë do.

Ata e shijojnë të luajnë këtu, sepse është një stadium i bukur. Ne të jemi të fokusuar të marrim më të mirën.

Është bukur të shikosh ndeshjet nga afër. Ne të marrim të mirat nga ajo ndeshje, sepse kemi bërë analizën e duhur të kundërshtarit. Dua të them faleminderit për fansat, na kanë mbështetur shumë. Ne duhet të jemi krenarë për ta dhe duhet të japim një feedback ndaj tyre me paraqitjet tona. Nesër duhet të marrim pikë për ta. Faleminderit edhe medias dhe analistëve.

Nuk jam Zoti, jam një trajner. Ajo që premtoj është të japim maksimumin dhe të shkaktojmë stres te Kukësi.

Kemi besim te ekipi ynë. Kemi lojtarë që janë të gatshëm për të treguar veten. Nëse kemi boshllëqe jemi patjetër të hapur për merkato”, tha Brdaric.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy