Cole Palmer/ Sfidë e madhe për një vend në Kupën e Botës me Anglinë

Cole Palmer/ Sfidë e madhe për një vend në Kupën e Botës me Anglinë

Cole Palmer po përballet me një rrugë të vështirë për të siguruar një vend në skuadrën e Anglisë për Kupën e Botës verën e ardhshme.

 

Trajneri Thomas Tuchel e ka parë lojën e Palmer-it në fitoren 2-0 të Chelseat ndaj Evertonit, ku ai shfaqi kreativitet dhe gol, duke treguar pse u përfshi në Formacionin më të Mirë të FIFA-s për meshkuj.

 

Megjithatë, dëmtimet e vazhdueshme në ijë e kanë ulur atë në hierarkinë e Anglisë, ku konkurrenca për rolin e “numrit 10” është e fortë, me lojtarë si Morgan Rogers, Phil Foden, Eberechi Eze dhe Jude Bellingham.

 

Ish-lojtari Matthew Upson paralajmëron: “Palmer ka një mal për t’u ngjitur. I duhen disa gjëra që t’i shkojnë për mbarë.”

 

Nga ana tjetër, Pat Nevin është optimist: “Nëse rikthehet në formë të lartë, Tuchel nuk do të shqetësohet për emrat apo media, do ta zgjedhë bazuar në lojën e tij.”

 

Palmer duhet të luajë me ritëm të rregullt dhe të shfaqë formën më të mirë në muajt e ardhshëm për të fituar një vend për Kupan e Botës 2026.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy