
Amir Rrahmani po zhvillon një sezon shumë të mirë te skuadra e Napolit, tek të cilët është kthyer në një titullar të padiskutueshëm.
Duke parë formën e mirë të treguar, te Napoli nuk duan ta humbasin mbrojtësin dhe po përgatisin rinovimin.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, kryesuesit e Serie A, kanë gati kontratën e re deri në vitin 2027. Gjithçka po shkon shumë mirë dhe javën e ardhshme do të zhvillohet takimi, për tu hedhur edhe firmat.



