
Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi shpreson te kualifikimi në Kupë ndaj Tiranës ditën e nesërme. Në konferencën për shtyp, trajneri tha se një rezultat pozitiv nesër, do e ndihmonte Dinamon edhe për kampionatin.
“Objektivi minimal është Europa, nesër të arrijmë kualifikimin të bëjmë një ndeshje të mirë që do na shërbejë psikologjikisht në kampionat për t’iu afruar sa më shumë skuadrave të kreut. Koha e gjatë e pushimit nga ndeshja e fundit, na ka bërë mirë. Nuk është e thjeshtë, kemi në ekip lojtarë me eksperiencë, që i kanë provuar këto rezultate.
Objektivi është ndeshja nesër. Duam të fitojmë dhe të kualifikohemi, do na bëjë të ndihemi më mirë edhe në kampionat, sidomos në anën psikologjike. Sofranac është rikthyer, ndërsa pjesa tjetër janë në rregull”, u shpreh Shkëmbi.



