
Kalimi tek Lecce ka rezultuar vendimi i duhur për Samuel Umtitin, i cili e ka rikuperuar terrenin e humbur me Barcelonën dhe është shëndërruar në lider tek italianët. Francezi tanimë pretendohet nga Milani dhe Interi, skuadra që do të zhvillojnë një tjetër derbi. Largimi i Milan Skriniar nga zikaltërit i ka vënë në lëvizje drejtuesit për të gjetur zëvëndësuesin dhe me paraqitjet e bëra qendërmbrojtësi i lindur në Yaunde të Kamerunit e ka bindur trainerin Simone Inzaghi. Interesi i Interit dhe Milanit tregon avancimin e 29 vjeçarit, i cili ka shansin fitimit të trofeve të rëndësishëm pasi këto dy rivalë e kanë ndryshuar historinë e Serisë A në sezonet e fundit. Pritet një duel i ashpër , edhe për arsye të rëndësisë në kampionatet respektive por edhe më gjerë , për një mbrojtës i cili ka treguar se e ka hedhur pas krahëve eksperiencën e vështirë tek katalanasit.



