Tifozët e Milanit “pushtojnë” stadiumin e Sassuolo

Tifozët e Milanit “pushtojnë” stadiumin e Sassuolo

Milani është vetëm një pikë larg titullit kampion dhe në ndeshjen e fundit me Sassuolon, mjafton një barazim për të marrë trofeun.

Entuziazmi te tifozët kuqezi është i madh dhe këtë e kanë treguar ndeshjet e fundit, kur kanë mbushur stadiumin në kapacitet të plotë.

Trofeu i mungon Milanit nga viti 2011 dhe tashmë tifozët janë bërë gati për festë. Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, tifozët e Milanit do të jenë në një numër të madh në stadiumin e Sassuolo.

Me një kapacitet prej 21.525 vendesh që ka stadiumi “Mapei”, rreth 18 mijë do të jenë tifozë të Milanit. Kjo do të duket si një ndeshje në shtëpi për skuadrën e Piolit, që do të ketë numrin më të lartë të tifozëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy