Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është shprehur se trajneri aktual i Dinamos, Bledi Shkëmbi ka disa detyrime ndaj atij klubi. Në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, Hoxha u shpreh se stema vlen më shumë se gjithçka.
“Dinamon nuk e kam lënë pas dore, por ta lëmë të vazhdojnë punën. Uroj trajnerin Bledi Shkëmbi i ka disa detyrime atij klubi. Në finalen e 2008, Dinamo fitoi me 9 lojtarë, kur Shkëmbi mbante fanellën e Partizanit. Ajo stema që i kanë ndryshuar, vlen më shumë se gjithçka. Dëshiroj shumë që drejtuesit e rinj të bëjnë një punë të mirë dhe ta ngrenë skuadrën, por të shikojmë.
Shpresoj që Europianin ta fitojë ndonjë skuadër surprizë. Do preferoja ta fitojë Italia, por edhe Franca. Numri një për kombëtaret është Brazili. Gjermaninë e mposhti një kombëtare si Maqedonia e Veriut, Duhet t’i kishin vënë zjarrin pas asaj humbje. Gjermanët e kanë me gjithë botën dhe në fund i ngrenë duart. Skocezët sot morën atë që donin. Për mendimin tim në Europian erdhën vetëm për të luajtur me Anglinë. Skocia e këtij Europiani është më e dobëta që ka ardhur në këtë kompeticion”, u shpreh Hoxha.



