
Zërat e shumtë për largimin e mundshëm të Jan Oblak nga ‘’ Wanda Metropolitano “ sa vinë edhe marrin me tepër forcë . Slloveni është drejt finalizimit të sezonit të shtatë me Atletico Madridin dhe falë paraqitjeve të bëra e ka pozicionuar emrin e tij ndër më të mirët në qarkullim . Por përpara kësaj situate ‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë bërë llogaritë përkatëse duke deklaruar zëvëndësuesit e mundshëm të tij . I pari në listë është Alban Lafont .
Francezi është konsideruar gjithmonë sidomos në Ligue 1 dhe këtë fakt e ka konfirmuar me performancën e mrekullueshme me një skuadër të dorës së dytë si Nantes. Megjithatë s’duhet menjanuar as eksperienca me Fiorentinën e cila ia ka shtuar shanset për të qenë pjesë e një skuadre të njohur dhe duket se tashmë momenti ka mbërritur për 22 vjeçarin .
Opsioni i dytë është Luis Maximiano. Portugezi u transferua nga Sporting Lisbona tek Granada gjatë verës dhe në këtë pjesë të parë të sezonit ka dëshmuar se ‘’ Los Granadinos ‘’ kanë qëlluar në shenjë me transferimin e tij në ‘’ Los Carmenes ‘’. Aktualisht luzitani konsiderohet ndër zbulimet e La Liga-s dhe kualiteti i tij vlerësohet shumë nga Diego Simeone . Lista mbyllet me Andre Onana-n . Ylli i Ajax Amsterdamit ka kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës në ekipet inferiore të Barcelonës dhe momentalisht është duke plotësuar sanksionin në lidhje me dopingun .
Pas kësaj periudhe do të jetë i lirë për të negociouar me cilindo klub që dëshiron dhe kampionët në fuqi të Primera Division do të masin forcat me Interin.
Rendimenti i tij në Champions League gjatë viteve të fundit mbetet një element domethënës dhe në rastin konkret do të kemi një sfidë që ja vlen për tu ndjekur por njëkohësisht tepër të ashpër për shërbimet e kamerunasit .



