Mundësi e artë për të ardhmen e  Koulibaly

Mundësi e artë për të ardhmen e Koulibaly

I përfshirë prej kohësh në listën e skuadrave me emër të Europës mbrojtësi Kalidou Koulibaly  vazhdon të konsiderohet një çështje prioritare tek Napoli . Presidenca e lideruar nga Aurelio De Laurentis në bashkpunim me drejtuesit e bardhekaltërve ka marrë vendimin për përcaktimin e shifrës që duhet të paguajnë pretendentët e franko- senegalezit për ta larguar nga ‘’ San Paolo ‘’ . 

Sipas gazetarit të famshëm italian Nicolo Schira Napoli është i gatshëm të nisë negociatat për shitjen e qëndërmbrojtësit  kundrejt shifrës së 60 milionë eurove, e cila vlerësohet si optimale dhe në përputhje të plotë me vlerat e treguara nga Kalidou Koulibaly në fushë.  Kjo konsiderohet një mundësi e artë për napoletanët për të dalë fitimtarë nga ky operacion por duhet të vendosin se kujt skuadër do t’ia shesin shërbimet e një ndër mbrojtësve më të mirë në qarkullim.

Liverpooli, Manchester United dhe Real Madridi mbeten kandidatët më potentë për 29 vjeçarin e mirënjohur dhe merkatoja e verës është ajo që do ti vërë pikën kësaj cështje  . Në 6 sezone aktivizimi me një ndër më të  fortat e Scudettos ishi i Metz dhe Racing Genk e ka treguar  se ka një mentalitet fituesi dhe mund të adaptohet në çdo situatë për ta   mbajtur  hapur rrugën drejt   suksesit të mëtejshëm . 

Edhe gjatë këtij sezoni rendimenti  i shfaqur në fushë mbetet një ndër elementët e padiskutueshëm të sukseseve  të Napolit,  skuadër e cila ka ngjitur shkallët pak e nga pak dhe pas 28 javëve të zhvilluara në Serinë A renditet e 4-tërta,  pozicion që rast se do të ketë të njëjtën ecuri deri në fundin e kampionatit ‘’ Azurrët ‘’ do të jenë një ndër 4 skuadrat që do të marrin pjesë në kompeticionin më prestigjoz europian siç Uefa Champions League .  Taktikat e duhura  të Gennaro Gattusos  i kanë krijuar mundësinë e artë nxënësve të tij për ti bërë ashtu siç duhet detyrat deri në këtë stad të sezonit por duhet të tregohen shumë pragmatikë në ndeshjet e ardhshme për arsye se diferenca me ndjekësit direktë është fare minimale dhe hapat fals mund ti shkaktojnë shumë problematika ‘’ Azurrëve ‘’ .

 

              

 

                    

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy