Kampionët e Anglisë Leicester City e ka mposhtur me rezultat të thellë 4-2 Manchester Cityn. Skuadra e Ranierit i ka dhënë leksione Guardiolës me tiki-takën e tij duke e nxjerr nga stadium me kokën ulur.
Pas humbjes nga Chelsea në javën e kaluar me rezultat 3-1, City është mposhtur thellë 4-2 edhe nga Leicester.
Kamponi në fuçi e treguan që në fillim të ndeshjes se kanë hyrë për fitore, pasi i shënoi dy gola në pesë minutat e parë të takimit duke kaluar në epërsi të dyfishtë.
Së pari ishte Jamie Vardy, i cili shënoi në minutën e tretë, ndërsa në minutën e pestë ishte Andy King, i cili shënoi një supergol nga distanca për 2-0.
Por nuk u ndalën me kaq pasi ‘Dhelprat’ gjetën edhe një gol në pjesën e parë me Vardyn, i cili kaloi portierin Claudio Bravo në minutën e 20-të dhe shënoi për 3-0 pas asis të Riyad Mahrez.
Në pjesën e dytë, pritej që skuadra e Guardiolas ta ngushtoi epërsinë me sulmet e njëpasnjëshme, por pa pasur sukses, pasi ishin përsëri vendasit që gjetën golin e katërt.
Ishte përsëri sulmuesi anglez, i cili kaloi përsëri portierin Bravo për 4-0 duke kompletuar kështu het-trikun në minutën e 78-të.
Në vazhdim të ndeshjes, City arritën të gjejnë dy herë rrugën e golin për të ngushtuar kështu epërsinë e vendasve. Së pari ishte mbrojtësi Aleksandër Kolarov, i cili shënoi nga goditja e dënimit në minutën e 82-të, ndërsa në minutën e 90-të ishte spanjolli Nolito që vulosi rezultatin përfundimtar të takimit 4-2.



