Liverpool përgatit ofertën për Malen

Liverpool përgatit ofertën për Malen

Liverpooli po ecën me hapa të sigurtë drejt revolucionit të planifikuar. Humbja e ndjeshme e terrenit në lidhje me suksesin e ka detyruar trainerin Jurgen Klopp që të  përshpejtojë lëvizjet e merkatos .   Eshtë Donyell Malen ai që e ka lënë të mahnitur Jurgen Klopp sidomos pas performancës së shkëlqyer në Europian ku fatkeqësisht Hollanda u eleminua nga Cekia në fazën e 1/8 – tave .

Zhgënjimi i largimit të parakohshëm është rikompensuar me interesin e ‘’ The Redsave ‘’ për 22 vjeçarin që ka zhvilluar një sezon për tu mbajtur mend gjatë në rradhët e Psv Eindhoven, skuadër me të cilën e ka finalizuar me  27 gola dhe 10 asiste në 49 ndeshje .

Përpara përgjegjësisë së rindërtimit dhe krijimit të një ekipi tepër kompetitiv  sipas Daily Express anglezët  tashmë e kanë bërë hapin e parë të shoqëruar me një ofertë 40 milionë euroshe për Donyell Malen . 

Me një teknikë për tu marrë shembull  që ndërthuret me shpejtësinë dhe manovrat brilante , sulmuesi i lindur në Wierigen mund të rezultojë perfekt për një kampionat si Premier League .

Transferimi i mundshëm në ‘’ Anfield Road ‘’  pa diskutim do ti impononte gjermanit Jurgen Klopp largimin e një prej  lojtarëve si :   Diogo Jota , Mohamed Salah , Sadio Mane apo  Firmino  për ti dhënë shansin Donyel Malen që të marrë kohën e nevojshme të adaptimit  me një skuadër që karakterizohet nga një histori krejt ndryshe nga ajo e  Psv Eindhovenit .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy