Real Madridi refuzon ofertat për Alabën

Real Madridi refuzon ofertat për Alabën

Me transferimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , David Alaba e ka përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes dhe tashmë pas dy sezoneve është shëndërruar në një lojtar të padiskutueshëm për Carlo Ancelottin. Austriaku së fundmi i ka refuzuar disa oferta nga Premier League dhe Arabia Saudite duke i dhënë përparësi sukseseve në të ardhmen me ‘’ Los Merengues ‘’. Nën drejtimin e italianit , kryeqytetasit e kanë treguar forcën në çdo kompeticion dhe sigurisht si në çdo sezon konsiderohen rivalët për tu mundur. Deri më tani , 31 vjeçari numëron 89 sfida , 5 gola dhe 8 asiste me spanjollët dhe tanimë ka fituar më tepër protagonizëm në formacionin titullar, sidomos pas dëmtimit të Eder Militaos. Tek një ekip si Real Madridi gjithmonë duhet të japësh maksimumin sepse në të kundërt gabimet kushtojnë shtrenjtë dhe ishi i Bayern Munchenit i ka bërë shumë mirë detyrat duke e impresionuar numrin një të stolit në çdo sfidë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy