
Dritan Stoka, opinionist sportiv, foli në emisionin “SportZone” në MCN TV, për Partizanin dhe ndryshimet me trajnerin e ri, Zoran Zekiç. Stoka deklaroi se tekniku kroat ka sjellë një frymë të re dhe në ekip ka entuziazëm para ndeshjeve në Europë. Sipas tij, Zekiç te Partizani, është si trajneri Silvinjo te kombëtarja shqiptare. “E kam ndjekur pak stërvitjen e Partizanit. Sot luajnë me Ballkanin. Ekipi duket mirë, kanë entuziazëm. Ky është ekip është një fryt edhe i ish-trajnerit Colella. Trajneri i ri, ka sjellë një frymë të re. Bëjnë shumë stërvitje. Kanë pak problem qendrën e mbrojtjes. Si Sota dhe Preka, nuk janë gati për të luajtur në Europë. Mesfusha dhe sulmi janë shumë mirë. Do ndikojë shumë mungesa e Matondo, nuk e kuptoj mungesën e tij. Dy blerjet më të mira për Partizanin sipas mendimit tim, do të jenë Adnard Mehmeti dhe Gjergji Kote. Trajneri është kroat. Është në pranë ndjenjave të Partizanit dhe të Shqipërisë. Colella është italian, ata janë më të stepur, më striktë, më seriozë. Zekic po e trajton Partizanin, si Silvinjo kombëtaren shqiptare. Colella dhe Marini bënë një punë të shkëlqyer. Ky është një trajner i ri dhe të shikojmë çfarë do të ndodhë. Harmonia është pozitive në ekip.”, deklaroi Stoka.



