Schick, opsion për City-n

Schick, opsion për City-n

  Ditët kalojnë dhe lista e emrave për sulmin e Manchester City-t po zgjerohet ndjeshëm pasi  Pep Guardiola kërkon ta zgjidhë shpejtë këtë temë për të punuar i qetë në të ardhmen .

Pas dështimit me Harry Kane dhe përpjekjeve për Erling Haaland , ‘’ The Citiziens ‘’ ia kanë vënë gishtin golashënuesit të Bayer Leverkusenit Patrick Schick i cili po performon shkëlqyeshëm me gjermanët .

Pas eksperiencave me Leipzig dhe Romën, 26 vjeçari po shijon momentin më të bukur në karrierë duke e provuar me 20 gola në 25 sfida , fakt që nuk i lë shteg tjetër ‘’ Aspirinave ‘’, veçse të fillojnë fërkimin e duarve .

 Traineri katalan është i magjepsur nga Erling Haaland por kërkesa e Borussia Dortmundit e tejkalon mundësinë e bardhekaltërve duke i detyruar të analizojnë planin B dhe drejtuesit anglezë kanë përgatitur 50 milionë euro për çekun që konsiderohet ndër golashënuesit më të spikatur të kontinentit dhe një sulmues perfekt për mbarëvjajtjen e mëtejshme.

Champions League është objektivi  që nuk i hiqet asnjëherë nga mendja ishi-t të Barcelonës i cili nuk e humb asnjëherë shpresën sepse lideron stolin e një ekipi që ndër vite ka arritur trofe të panumërt , por vitrinës së mbushur i mungon  ai i Champions League , më i rëndësishmi në nivel klubesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy