
Situata te Franca në prag të Europianit nuk është aspak e qetë. Gjithçka lidhet me dy sulmuesit, Olivier Giroud dhe Kilian Mbappe. Sulmuesi i Chelsea, pas ndeshjes miqësore me Bullgarinë ku shënoi 2 gola dhe pas ndeshjes u shpreh se janë disa lojtarë që nuk i pasojnë për të shënuar më shumë gola.
Kjo nuk është pritur aspak mirë nga Mbappe, pasi fjalët e Giroud ishin pikërisht për yllin e PSG. Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, Mbappe nuk e ka pritur mirë deklaratën e shokut të ekipit dhe i ka kërkuar trajneri Deschamps që të dalë në konferencë për shtyp dhe të kthente përgjigjen e tij. Megjithatë ka qenë vetë trajneri francez, i cili ka evituar këtë skenë, që do i shërbente vetëm kundërshtarëve, duke kërkuar që i gjithë fokusi të ishte te ndeshja me Gjermaninë.



