
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës së kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.
Pas humbjes minimale në ndeshjen e parë, francezët do të kërkojnë përmbysjen, për tu kualifikuar më pas në finale.
Enrique, deklaroi se qëllimi i skuadrës nuk është të shënojë dy gola, por të fitojë ndeshjen.
Ne kemi garancinë absolute që tifozët do të jenë me ne. Sidomos kur gjërat nuk shkojnë mirë. E pamë në Dortmund, ishte madhështore. Shpresoj që të festojmë arritjen në finale.
Qëllimi nuk është të fitojmë me dy gola, por të fitojmë ndeshjen. Ne mund të shënojmë dy gola në tre minuta, por edhe mund të vuajmë. Duhet të përqendrohemi në sulm dhe mbrojtje, nëse pranojmë vetëm një gol, nuk ka rëndësi, duhet të shënojmë më shumë.



