
Drejtuesit e Napolit vijojnë të bëjnë maksimumin për ta tranferuar në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ Juanlu Sanchezin.
Mbrojtësi pretendohet edhe nga të tjerë ekipe por si duket ‘’ Il Partenopei ‘’ janë një hap përpara në krahasim me rivalët.
Andaluzët kanë refuzuar disa oferta duke qenë se e vlerësojnë spanjollin dhe nuk do të bëjnë asnjë lëshim në lidhje me pretendimin.
Në orët e fundit drejtuesit e fitueve në fuqi të Italisë kanë reaguar duke ofruar 18 milionë euro për 22 vjeçarin me besimin se do të marrin një përgjigjje pozitive nga ato të ish fituesve të Europa Leagues.
Bëhet fjalë natyrisht për një komponent shumë cilësor i cili ka spikatur në një ndër kampionatet më të rëndësishëm të Europës.
Ndërkohë presidenti Aurelio Di Laurentis është shprehur se do ti qëndrojë besnik ofertës pavarësisht përgjigjes së drejtuesve të Sevillas.
Krerët e presidencës janë të ndërgjegjshëm se duhet të përforcohen në aspektin ekonomik dhe ky fakt mund ta përshpejtojë largimin e këtij lojtari nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’.
Edhe pse Juanlu Sanchez vijon normalisht stërvitjet me Sevillan ditët e fundit të merkatos ndoshta mund ti japin fund eksperiencës për ta vijuar karrierën në Itali.



