
Lajme aspak të mira për trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, vijnë nga infermieria. Paulo Dybala dhe Alvaro Morata, u larguan para kohe në ndeshjen me Sampdoria për shkak dëmtimi.
Ditën e sotme, “Sky Sport” ka zbuluar edhe kohën sa do të mungojnë dy sulmuesit. Për argjentinasin, thuhet se pritet të jetë gati pas 20 tetorit. Pra rreth një muaj jashtë fushave të blerta.
Ndërkohë për Moratën thuhet se koha e rikuperimit do të jetë akoma më e gjatë dhe ndoshta në fushat e blerta mund ta shikojmë në muajin nëntor. Gjithsesi ende nuk ka një datë zyrtare për rikthimin e dy sulmuesve.



