
Zekirija Ramadani nuk është më trajner i Egnatias. Ka qenë vetë tekniku, që nëpërmjet një postimi në profilin e tij, ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me rrogozhinasit.
Egnatia ditën e djeshme siguroi qëndrimin në Superiore, pasi mposhti Korabin 2-0. Ramadani mori drejtimin e Egnatias në muajin dhjetor të vitit të kaluar, pasi skuadra po kalonte një moment të vështirë në kampionat, çka solli edhe largimin e Gugash Maganit.
Në 25 ndeshje në Superiore me Egnatia, Ramadani regjistroi 6 fitore, 6 barazime dhe 13 humbje, ndërsa numëron edhe 1 barazim e 1 humbje në Kupën e Shqipërisë.



