
Performanca e shkëlqyer në këtë fillim sezoni me Celta Vigon tanimë e ka shëndërruar Hugo Sotelon në objektivin e Barcelonës dhe Real Madridit .
Për 19 vjeçarin do të zhvillohet një tjetër ‘ Superclasico ‘ , për të cilin si drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ ashtu edhe ato të ‘’ Galaktikëve ‘’ janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro.
Interesi i dy gjigandëve spanjollë dhe më gjerë mund të rezultojë përfundimi i eksperiencës me ‘’ Los Celtistas ‘’ për Hugo Sotelon , ashtu siç ndodhi edhe me Gabri Veigan, i cili vendosi për Al- Ahli në Arabinë Saudite.



