
Fakti se Robert Lewandowskit nuk i mbeten edhe shumë vite në futbollin e luajtur është shoqëruar me nismën e drejtuesve të Barcelonës për ti gjetur një zëvëndësues.
Polaku është një referent në metrat e fundit, i cili e ka bërë krenar trainerin Hansi Flick deri në këtë moment të sezonit.
‘’ Azulgranët ‘’ po i bëjnë llogaritë për të ardhmen dhe objektivi i tyre tashmë është Jonathan David.
Kanadezi e ka treguar se çfarë është i aftë të bëjë me Lillen, edhe pse zgjedhja e parë e spanjollëve është Viktor Gyokeres, për të cilin e kanë të vështirë të rivalizojnë me ekipet e elitës.
24 vjeçari e finalizon kontratën me francezët në fundin e këtij sezoni dhe për Barcelonën është një shans shumë i mirë për të perfituar sherbimet e tij gjate merkatos se veres me parameter zero.
Ne pese sezone me ish fituesit e Ligue 1, Jonathan David ka kontribuar me 91 gola dhe 17 asiste në 194 sfida.
Duhet kujtuar se për suedezin drejtuesit e Sporting Lisbonës pretendojnë të arkëtojnë 100 milionë euro, shifër e pamundur për xhepat e Joan Laportas.
Për shërbimet e yllit të ‘’ Les Dogues ‘’ në të kaluarën shfaqi interes edhe Bayern Munchenit dhe përgjithësisht për lojtarë të këtij kalibri zhvillohen duele titanësh në kontinentin e vjetër.



